Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa 4 prej tyre janë nisur drejt Tiranës. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com