Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në polici shoferja
Një 81-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi është përplasur nga një automjet në lagjen nr. 14 të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 19:12. Automjeti drejtohej nga një 26-vjeçare, e identifikuar me inicialet K. Gj., ndërsa këmbësori ishte shtetasi B. Z., 81 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili...
Burimi:
syri.net