Aksident fatal në Vlorë! Automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar në Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ndërsa në vendngjarje janë nisur shërbimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.
Burimi:
gijotina.com