Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar
Akademiku Luan Omari, kujtesa e gjallë e një shekulli të mendimit juridik shqiptar Nga ILIR ÇUMANI Ndarja nga jeta e akademikut, Prof. dr. Luan Omari, në moshën 101-vjeçare, është një lajm i trishtë, një humbje e madhe për shkencën dhe kulturën shqiptare. Është një çast reflektimi për vlerën e dijes, për përmasat e një jete intelektuale dhe përgjegjësinë që kemi ndaj trashëgimisë së njerëzve që i kanë shërbyer vendit me mendjen dhe veprën e tyre. Një shekull jetë, është një rrugëtim i gjatë kushtuar dijes, studimit dhe formimit të brezave të juristëve, duke u shnderruar në diçka më shumë se një histori personale, për tu bërë pjesë e historisë së vetë shoqërisë. Akademiku Luan Omari ishte një nga ata intelektualë të rrallë urtakësh me peshë...
Burimi:
javanews.al