Ajo e shkroi në moshën 10-vjeçare, letra gjendet 44 vjet më vonë

Ajo e shkroi në moshën 10-vjeçare, letra gjendet 44 vjet më vonë

Një copëz letre e shkruar nga një vajzë 10-vjeçare në vitin 1982, e fshehur për më shumë se katër dekada në një zgavër pas shkallëve të një shtëpie në Essex, është gjetur rastësisht gjatë punimeve të rinovimit. Letra u zbulua në një banesë në Hockley, Essex, ndërsa një punëtor që po merrej me rikonstruksionin e shtëpisë e gjeti mes strukturave të shkallëve. Ai ia dorëzoi Michelle Harwood, e cila jeton aty prej 11 vitesh. E intriguar nga zbulimi, Harwood e lexoi letrën dhe vuri re shkrimin e rregullt të autores, e cila në atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe. Mbi të ishte shënuar data 12 gusht 1982, ndërsa në përmbajtje vajza kishte lënë disa të dhëna për veten, familjen, kafshët shtëpiake dhe kohën në të...