Ai nuk reagonte, polici vazhdonte ta godiste pa mëshirë! Pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Ai nuk reagonte, polici vazhdonte ta godiste pa mëshirë! Pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Një qytetar i shtrirë, në gjendje të dukshme pafuqie dhe pa reagim ndaj goditjeve. Përballë tij, një efektiv policie që vazhdon ta godasë me shkop gome. Kjo është skena tronditëse e publikuar pas protestës së 24 tetorit në Tiranë, e cila ka sjellë pezullimin nga detyra të një punonjësi të forcës speciale “Shqiponja”. Por përtej vendimit administrativ, pamjet ngrenë një pyetje shumë më të rëndë: çfarë e shtyn një punonjës policie të vazhdojë të godasë një njeri që nuk po reagon? Nuk bëhet fjalë thjesht për një qytetar që ka përfunduar në tokë gjatë përplasjes. Në pamjet e publikuara, ai duket në një gjendje të rënduar, i pafuqishëm për t’u mbrojtur dhe pa reagim të dukshëm ndaj dhunës që ushtrohet mbi të. E megjithatë, goditjet...