Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Nga Ahmet Prençi Prej shumë vitesh e ndjek me ëndje krijimtarinë e shkrimtarit Ben Blushit. Që nga libri i tij i parë, më kanë intriguar jo vetëm temat që zgjedh, por mënyra se si ai i përcjell ato për lexuesin: me provokim, me guxim, me një gjuhë që nuk kërkon të qetësojë, por të trazojë mendimin. Në librat e tij, ngjarja nuk është kurrë vetëm ngjarje, ajo bëhet pyetje, sfidë dhe debat. Duke lexuar librin “Historitë e çmendura të Tiranës”, pata ndjesinë se nuk po lexoja një histori klasike të një qyteti. Nuk mu duk se po lexoja as një kronikë. E lexova këtë vepër si roman. Një roman me një personazh kryesor krejt të pazakontë. Ky personazh është Tirana.Një personazh që lind në vitet...
Burimi:
kohajone.com