Agjenti i Pio Espositos zbulon sekretet: De Laurentiis bëri gjithçka për ta marrë te Napoli
4 Shtator 2026 15:05 Alfred Lleshi E ardhmja e Francesco Pio Espositos mbetet e lidhur fort me Interin, siç konfirmohet edhe nga rinovimi i kontratës deri në vitin 2032. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, zbuloi prapaskenat e refuzimit të ofertave të shumta për të qëndruar në Milano. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, agjenti i sulmuesit të lindur në vitin 2005 tregoi presionin e ushtruar nga presidenti Aurelio De Laurentiis për ta transferuar te Napoli, por pa mundur të ndryshojë vullnetin e palëkundur të lojtarit: “De Laurentiis ishte i pari në Itali, i pari fare, që ma kërkoi. Pio luante te Spezia, ishte i pari fare që ma kërkoi dhe i pari që donte të bënte gjithçka për ta marrë”. Vlerësimi i madh...
Burimi:
telesport.al