Agjencia imobiliare përdorej për kultivimin e kanabisit, në pranga drejtori dhe disa shqiptarë

Agjencia imobiliare përdorej për kultivimin e kanabisit, në pranga drejtori dhe disa shqiptarë

Një agjent imobiliar në Angli është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg pasi përdori biznesin e tij për t’i siguruar një rrjeti kriminal prona që shndërroheshin në ambiente për kultivimin e kanabisit. Mes personave të përfshirë në këtë rrjet kishte edhe shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për drejtorin e agjencisë imobiliare ‘Condor Estates’, Sarfraz Farooq, 46 vjeç, i cili përdorte aktivitetin e tij për të siguruar prona dhe për të krijuar kontrata të falsifikuara qiraje. Hetimi i policisë britanike, i zhvilluar në kuadër të operacionit ‘Costello’, zbuloi një rrjet që kishte ngritur ambiente për kultivimin e kanabisit në disa prona në Luton dhe Milton Keynes. Në vitin 2024, autoritetet kontrolluan 20 prona. Në 19 prej tyre u gjetën ambiente të përshtatura për kultivimin e...