“Agia” shpallet filmi më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

“Agia” shpallet filmi më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Filmi shqiptar “Agia” me regji të Lorin Terezit, u shpall Filmi më i Mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë arritje si një lajm të madh për kinematografinë shqiptare, duke qenë se Festivali Ndërkombëtar i Varshavës është një festival i Kategorisë A, ndër ngjarjet e rëndësishme të kinematografisë botërore. “Edhe pse ky lajm vjen në një periudhë me ditë të vështira e të trazuara për Shqipërinë, sukseset e tilla na mbushin me shpresë, gëzim dhe krenari pafund. Kinemaja shqiptare prek majat ndërkombëtare dhe flet me zë të lartë në skenat më të mëdha botërore”, u shpreh ministri Gonxhja, duke përgëzuar regjisorin Terezi, producentët shqiptarë, Florenc Papas dhe Dritan Huqi si dhe gjithë ekipin...