Afrimi i Evropës me Kanadanë, Trump kërcënon BE-në me tarifa të larta pas propozimit: Nëse është akt armiqësor…

Afrimi i Evropës me Kanadanë, Trump kërcënon BE-në me tarifa të larta pas propozimit: Nëse është akt armiqësor…

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Europian me vendosjen e tarifave të rënda dhe madje me kufizime në tregti, pasi Brukseli propozoi që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë “e asociuar” e BE-së. Gjatë një prononcimi për mediat, Trump e cilësoi si “qesharake” idenë e një afrimi të tillë mes Kanadasë dhe Bashkimit Europian dhe paralajmëroi se reagimi i Uashingtonit do të varet nga qëllimet që ai i atribuon këtij propozimi. “Nëse është një akt armiqësor, do të vendos tarifa shumë të rënda”, deklaroi Trump. Ai shtoi se nëse SHBA-ja vlerëson se Europa ka “qëllime të këqija”, Uashingtoni mund të vendosë tarifa shumë të larta ndaj vendeve europiane. “Nëse kanë qëllime të mira, shumë mirë. Nëse kanë qëllime të këqija, do të vendosim tarifa...