Afrim Spahiu sjell ekspozitën “dancing with clouds” në ARKIV
Instituti i Artit Bashkëkohor – ARKIV do të prezantojë ekspozitën personale të artistit dhe fotografit Afrim Spahiu, “dancing with clouds”, e cila hapet më 10 tetor 2026 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 20 janar 2027. Ekspozita nis nga paqëndrueshmëria e imazhit, duke e trajtuar renë jo vetëm si një motiv poetik, por si një gjendje në ndryshim. Përmes fotografive të Spahiut, njerëzit, peizazhet dhe ritualet shfaqen si gjurmë të një bote në transformim, ku e tashmja kthehet në kujtesë dhe ajo që është kalimtare fiton një formë qëndrueshmërie. Veprat në ekspozitë trajtohen si “monumente kohore”, jo si imazhe që ngrijnë historinë, por si fotografi që krijojnë një marrëdhënie të veçantë mes momentit të fotografuar dhe së tashmes. Në këtë kuptim, monumenti nuk...
Burimi:
kultplus.com