Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Burime nga ministria e Brendshme bëjnë më dije se Qendro është larguar nga kjo detyre, por nuk dihen ende arsyet. Largimi i tij vjen vetëm disa muaj pas emërimit në krye të këtij institucioni, ku në shkurt të këtij viti ai zëvendësoi Dallëndyshe Bicin. Afrim Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike dhe politike si koordinator elektoral i Partisë Socialiste në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës. Ai fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH); nënkryetar i Bashkisë së Vlorës...
Burimi:
gijotina.com