AFP i kushton artikull ndotjes në Elbasan: 318 tonë pluhur toksik i Albchrome ‘helmoi’ banorët

AFP i kushton artikull ndotjes në Elbasan: 318 tonë pluhur toksik i Albchrome ‘helmoi’ banorët

pamje nga gjetja e pluhurit toksik ELBASAN- Uzina e ferrokromit e kompanisë Albchrome në Elbasan, në pronësi të grupit turk Yildirim, është vënë në qendër të akuzave për keqmenaxhimin e mbetjeve industriale. Media franceze AFP, gjatë një investigimi për ndodtjen e mjedisit në Elbasan ka rikthyer në vëmendje zbulimin e 318 tonë pluhur toksik në Albchrome, të depozituar prej muajsh në thasë në ambient të hapur, pa kontratë për trajtimin apo asgjësimin e sigurt të tij. ZËRI raportoi në maj të këtij viti se lidhur me pluhurin toksik, kompanina “Albchrome” në Elbasan, u gjobit me 4 milionë lekë dhe u pezullua përkohësisht aktivitetin e saj.  Krahas dëshmive të banorëve për problemet shëndetësore, në artikull thuhet se autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën pyetjeve të AFP-së se si ndotja...