“Afera KAYO godet procesin e integrimit”, Tabaku: “Sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku analizon pasojat që, sipas saj, ka afera KAYO në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Tabaku argumenton se procedurat e ndjekura në sektorin e mbrojtjes dhe në tenderat publikë cenojnë parimet e transparencës, konkurrencës dhe shtetit ligjor, të cilat janë në themel të negociatave me Bashkimin Europian. Sipas saj, çështja KAYO nuk është një rast i izoluar, por shfaqje e mënyrës së funksionimit të sistemit të ngritur nga mazhoranca socialiste, me procedura të centralizuara, mungesë transparence dhe favorizim të një grupi të kufizuar kompanish. “Ky skandal prek themelet e shtetit dhe evidenton sistemin mbi të cilin ngrihet mazhoranca socialiste”, deklaron Tabaku. Deputetja demokrate thekson se pasojat e aferës prekin drejtpërdrejt tre kapituj...
Burimi:
gijotina.com