Afati për aplikim në Ekspozitën Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” mbyllet më 15 shtator

Afati për aplikim në Ekspozitën Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” mbyllet më 15 shtator

Thirrja për aplikim për edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” vazhdon të jetë e hapur. Galeria Kombëtare e Kosovës fton artistë, performues, botues dhe studiues nga Kosova dhe vendet e rajonit të aplikojnë për ekspozitën me temën “Radical Copies”, e cila do të hapet në mars të vitit 2027. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 15 shtator 2026, ndërsa artistët e përzgjedhur do të njoftohen deri më 20 nëntor 2026./KultPlus.com