Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri, Kosova rrezikon sërish të shkojë në zgjedhje parlamentare
Përfundon sot, më 6 tetor, afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati ka nisur më 8 gusht, pasi në këtë datë kishte përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit, dhe duhet të përmbyllet brenda ditës së sotme.Deri në përfundimin e këtij afati, Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e shtetit. Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare.Sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit. Në rast se institucioni shpërndahet sot, zgjedhjet mund të mbahen më së largu më 15 nëntor.Çështja e zgjedhjes së Presidentit ka dominuar zhvillimet politike gjatë javëve të fundit, por partitë nuk kanë arritur të sigurojnë...
Burimi:
sarandanews.com