Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar nga Haga në ditën kur pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar këtë si një ditë historike për çlirimtarët dhe shqiptarët. Ai kujtoi viktimat shqiptare të luftës së Kosovës dhe theksoi se rezistenca e UÇK-së i dha fund periudhës së dhunës dhe shtypjes. Lapaj uroi që 4 ish krerët e UÇK-së, të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në shtëpi faqebardhe. “Sot është një ditë historike për çlirimtarët, për popullin tonë, për luftën e shenjtë të UÇK që i doli zot popullit tonë, një popull që nga pushtuesi serb u masakruar. Mbi 11 mijë shqiptarë të vrarë, mbi 20 mijë, nëna, motra dhe vajza të përdhunuara, një histori e trishtë që u shkatërrua...