Administrativja jep “dritën jeshile”: Zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit
foto ilustruese DURRËS- Janë zhbllokuar fondet për pagat e punonjësve në Gjykatën e Durrësit dhe në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO), pasi Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë. Kërkesa për zhbllokimin e fondeve është bërë edhe nga Gjykata e Lartë, ndërsa edhe gjykata të tjera në të gjithë vendin po ndjekin të njëjtën rrugë ligjore. Zhbllokimi i pagave përmes pranimit të kërkesës për sigurimin e padisë përbën një zgjidhje provizore, pasi nuk e mbyll çështjen në themel, ndërkohë që padia vijon të shqyrtohet nga Gjykata Administrative. Megjithatë, vendimi i Gjykatës Administrative nuk shtrihet në të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë, pasi urdhri ka efekt vetëm për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Ndërkohë, vendimi i Administratives vjen...
Burimi:
zeri.ai