“Administratë të jetë neutrale”- PD bën gati dokumentin për Reformën Zgjedhore pas vetos: Të ndalohet patronazhimi!

“Administratë të jetë neutrale”- PD bën gati dokumentin për Reformën Zgjedhore pas vetos: Të ndalohet patronazhimi!

Pas vendosjes së vetos në mbledhjen e fundit nga Partia Demokratike, puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore ka ngecur, por, teksa afatet po ngushtohen, palët po vijojnë punën për të pasur draftet gati. A2 CNN raporton se ka siguruar këtë dokument, që tregon qëndrimin e selisë blu se çfarë duhet të ndryshojë në ligjet elektorale për të pasur një administratë neutrale në zgjedhje, në mënyrë që partia në pushtet të ndahet nga shteti. Garancia pesëvjeçare për punonjësit është një ndër faktorët që ndikon në depolitizim dhe për të mos i detyruar ata të votojnë me urdhra. Propozimi i Partisë Demokratike: “Regjimi pesëvjeçar është kornizë kalimtare, jo ndalim i pandërprerë i veprimtarisë politike gjatë pesë viteve. Përgjatë periudhës pesëvjeçare, jashtë periudhave zgjedhore veprojnë ndalimet...