Adem Shehu nderohet me çmimin “Fisnikëria e Tiranës”, Hajdari: Kontributi i tij në Kosovë i jashtëzakonshëm

Adem Shehu nderohet me çmimin “Fisnikëria e Tiranës”, Hajdari: Kontributi i tij në Kosovë i jashtëzakonshëm

Komandant Adem Shehu është nderuar me çmimin “Fisnikëria e Tiranës”, vlerësimi më i lartë i Shoqatës Tirana, gjatë një aktiviteti ku u shfaq edhe dokumentari “Në shërbim të betimit”, kushtuar jetës dhe kontributit të tij. Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, vlerësoi veçanërisht kontributin e Adem Shehut në Shqipëri dhe Kosovë, duke e cilësuar atë një figurë që i ka bërë krenarë shqiptarët. “Sot Shoqata Tirana, birin e vet, komandant Ademin, e dekoron me çmimin më të lartë që jep shoqata jonë, ‘Fisnikëria e Tiranës’. Kontributi që ka dhënë në Kosovë është i jashtëzakonshëm”, tha Hajdari. Duke iu drejtuar komandantit, Prefekti shtoi: “Lotët e tu në dokumentar janë pastërtia e shpirtit tënd, të një burri të Tiranës, të një shqiptari të madh. Urime dhe suksese,...