Abissnet Superiore: Mbyllet java e dytë me fitoret e Egnatias dhe Dinamos. Ja situata në renditje (foto)
31 Gusht 2026 23:19 Telesport Java e dytë e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me takimin Skënderbeu – Dinamo City. Dinamovitët regjistruan fitoren e parë sezonale falë triumfit minimal 0-1 ndaj korçarëve në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”. Një tjetër fitore e rëndësishme u regjistrua nga Egnatia, që triumfoi 3-1 në transfertë ndaj Vorës, duke marrë pikët e plota në këtë javë. Në sfidat e tjera të javës, Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazimin 1-1, ndërsa Teuta përmbysi Tiranën në “Niko Dovana”, duke fituar 3-1. Laçi regjistroi fitoren e parë në kampionat, pas triumfit 2-1 ndaj Partizanit. Abissnet Superiore – Java 2 Skënderbeu 0-1 Dinamo City Vora 1-3 Egnatia Teuta 3-1 Tirana Elbasani 1-1 Vllaznia Partizani 1-2 Laçi
Burimi:
telesport.al