Abissnet Superiore: Lumë golash në javën e tretë, asnjë barazim. Ja situata në renditje (foto)
Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë të diel, duke dhuruar gola, emocione dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat që synojnë objektivat e tyre në sezonin e ri. Egnatia vijon me ritëm perfekt në këtë fillim kampionati. Rrogozhinasit mposhtën 2-1 Skënderbeun në “Arena Egnatia”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke konfirmuar formën e mirë në javët e para të sezonit. Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Teuta, që triumfoi 3-1 në transfertë ndaj KF Laçit, duke marrë tri pikë me vlerë në një përballje të luftuar. Në “Loro Boriçi”, Partizani siguroi fitoren e parë të sezonit të ri, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje me ritëm dhe karakter, duke marrë tri pikët e para në kampionat....
Burimi:
telesport.al