Abissnet Superiore: Elbasani fiton ndaj Laçit, por kurbinasve iu anullohet goli i dyshimtë në fund. “Paqe” në Korçë
1 Nëntor 2026 20:40 Telesport Elbasani ka fituar 2-1 ndaj Laçit në sfidën e javës së 10-të në Abissnet Superiore. Kurbinasit kaluan të parët në avantazh me Traore në minutën e 8-të. Verdheblutë barazojnë shifrat shumë shpejt. Në minutën e 12-të, Ardit Nikaj pengohet në zonë nga portieri i kurbinasve Ortelio Biba. Godet Atdhe Mazari, topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 67-të, Mazari gjen sërish rrjetën për verdheblutë, pas një topi të humbur nga miqtë. Në minutat shtesë, Traore gjen golin e dytë për kurbinasit, por që anullohet në mënyrë të dyshimtë nga arbitri kryesor i takimit për faull në sulm. Në sfidën tjetër, në Korçë, Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë. Për vendasit shënoi i zakonshmi Charles Bismark në pjesën e parë. Për shkodranët...
Burimi:
telesport.al