Abakarov nuk ia del mbanë, humbet edhe sfidën për medaljen e bronzit në botërorin e mundjes
31 Tetor 2026 16:24 Telesport Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov nuk ia doli dot mbarë të sigurojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për të rritur që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit. Ai garoi në peshën 61kg të stilit të lirë. Abakarov dueloi të shtunën për medaljen e bronztë, por pa sukses. Ai u mund nga koreano-veriori Kwang Myong Kim, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Ajo u mbyll 3-3, por aziatiku fitoi falë pikëve të klasifikimit. Më herët, mundësi kuqezi pat fituar të premten në dy duelet e para: 14-4 ndaj armenit Arsen Harutyunyan dhe më pas 8-1 ndaj japonezit Tashihiro Hasegaëa. Në gjysmëfinale, ai u mund 3-1 nga rusi Zavur Uguev.
Burimi:
telesport.al