A mund të ndikojë përdorimi i celularit gjatë shtatzënisë?
A mund të ndikojë përdorimi i shpeshtë i celularit gjatë shtatzënisë te nëna ose fetusi? Një rishikim i ri i studimeve ekzistuese shqyrton këtë pyetje, por tregon se ende nuk ka përgjigje të qartë. Disa studime nuk kanë gjetur rrezik të rëndësishëm shëndetësor nga përdorimi i celularit gjatë shtatzënisë, ndërsa të tjera kanë vërejtur lidhje mes përdorimit më të shpeshtë ose për një kohë më të gjatë dhe disa rezultateve të pafavorshme. Provat më të qëndrueshme lidhen me ndryshime në funksionin kardiak të fetusit dhe të të porsalindurit, si dhe me rritjen e rrezikut për lindje të parakohshme. Studimi u drejtua nga studiues të Columbia University MailmanSchool of Public Health, të cilët analizuan kërkime të publikuara deri në shkurt 2026. Ata theksojnë se rezultatet e deritanishme janë shpesh kontradiktore. Nuk është e lehtë...
Burimi:
syri.net