A keni një ide biznesi? 1 milion lekë grant nga Qeveria! Ibrahimaj: 233 të rinj fitues nga Programi i Vetëpunësimit, ja çfarë parashikon dhe qëllimi
233 të rinj janë shpallur fitues të programit të vetëpunësimit për vitin 2026. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se për të gjithë fituesit është parashikuar një grant prej 1 milionë lekësh në formë granti, i cili do të shërbejë për të kthyer idenë për një biznes në një sipërmarrje konkrete. Ministrja tha se fituesit janë trajnuar për të zhvilluar idenë e tyre në biznes. Ky program është strukturuar në disa faza, duke filluar nga aplikimi me një ide fillestare, për të vijuar me trajnimin për hartimin e një plani biznesi dhe më pas me vlerësimin për financim. Programi i Vetëpunësimit është ndërtuar për të nxitur sipërmarrjen dhe për të mbështetur konkretisht të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël që duan të ndërtojnë një biznes.
Burimi:
javanews.al