A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e institucionit. Në një sqarim për media, Presidenca ka bërë të ditur se të dyja vazhdojnë të jenë në vendet e tyre. “Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në reagim, raporton KosovaPress. Sqarimi vjen pas kritikave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kundërshtuar largimin e pretenduar të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më herët i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishqyrtonte vendimin dhe t’i kthente këto simbole në vendin e tyre. Ai kishte theksuar rëndësinë historike dhe shtetërore të ish-presidentit Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë....