A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithëse çmimet e qirave në vitet e fundit janë rritur, duke ndjekur tendencat në rritje të çmimeve të shitjes dhe të shtyra sidomos nga kërkesa në rritje për qira ditore që ka sjellë turizmi, masa e kthimit nga investimi ngelet e dobët në raport me standardet referuese të kthimit nga investimi në prona. Sipas të dhënave të AirDNA, për 6-mujorin 2026 e ardhura mujore nga qiradhënia për pronat e listuara në AirBNB në Tiranë ishte 765 euro në muaj ose 9180 euro në vit, në terma bruto. Ndërkohë, sipas indeksit Keydata Albania, çmimi mesatar i shitjes në Tiranë në mesin e këtij viti ka arritur në 2100 euro...
Burimi:
javanews.al