A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS
Kryeministri Edi Rama ka folur për të ardhmen e tij pas drejtimit të qeverisë dhe PS-së, duke hedhur poshtë mundësinë që ai të zgjedhë një pasardhës dhe aq më tepër të ndërhyjë në vendimmarrjen e tij. Sipas tij, gara për drejtimin e PS-së do të hapet në momentin e duhur dhe kushdo që aspiron këtë pozicion duhet të ndërtojë vetë karrierën dhe figurën e tij politike. Duke folur në podkastin “Flasim Shqip” Rama tha se do të vijojë të jetë anëtar i PS, por s’do të mbajë asnjë funksion drejtues. “Unë personalisht s’kam ndërmend të zgjedhë pasardhës, pasardhësi ose pasardhësja kushdo që të jetë, le të dali të marrë përsipër PS-në. Unë ua kam thënë kur ka rënë biseda, mos mendoni se kujt i vjen...
Burimi:
javanews.al