A e pikturoi Van Goghu “Natën me yje” duke u frymëzuar nga një qiell real?
Një studim i ri sugjeron se piktura e famshme “Nata me yje” (The Starry Night) e Vincent van Goghut mund të jetë frymëzuar nga një qiell real i agimit, i vëzhguar në korrik të vitit 1889, dhe jo vetëm nga imagjinata e pasur e artistit. Sipas studiuesve, pozicionet e trupave qiellorë të paraqitur në pikturë përputhen me një konfigurim që mund të jetë parë më 22 korrik 1889, rreth një muaj më vonë se data që zakonisht i atribuohet krijimit të veprës. Në atë periudhë, Van Goghu jetonte në një azil në Saint-Rémy-de-Provence të Francës, ku ishte shtruar me dëshirën e tij pas disa krizave të shëndetit mendor. Datimi tradicional i pikturës në qershor mbështetet pjesërisht në një letër që artisti i kishte dërguar vëllait...
Burimi:
kultplus.com