A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin. Njohësit amerikanë të rajonit thonë se administrata është transaksionale, interesat ekonomike peshojnë më shumë dhe Serbia duket se është përshtatur më mirë me këtë realitet sesa Kosova. Gjashtë vjet më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, synoi ta bënte atë që diplomacia evropiane nuk kishte arritur: t’i afronte Kosovën dhe Serbinë përmes ekonomisë. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga administrata e tij u nënshkrua më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë. Ajo përmbante zotime për lidhje infrastrukturore, energji, investime dhe bashkëpunim ekonomik, por edhe çështje që shkonin përtej raporteve Kosovë-Serbi. Kosova, mes tjerash, u zotua të vendoste marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe më pas hapi Ambasadën e saj në Jerusalem....
Burimi:
syri.net