“A doni të blini armë nga SHBA?”- Departamenti i Shtetit sqaron kërkesën dhe pyetjen që Trump i bëri homologut kinez Xi Jinping
Presidenti amerikan Donald Trump e ka pyetur udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse Kina dëshironte të blinte armë nga Shtetet e Bashkuara. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Pekin, David Perdue, duke iu referuar takimit të dy presidentëve javën e kaluar në Uashington. Por pas deklaratës së tij, Departamenti amerikan i Shtetit sqaroi se ligji ndalon shitjen e armëve Kinës dhe se nuk ka asnjë ofertë apo plan për një marrëveshje të tillë. Edhe Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka plane për t’i shitur armë Pekinit. Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm për Tajvanin. Ishulli pret prej muajsh miratimin nga Trump të një pakete armësh amerikane me vlerë 14 miliardë dollarë. Në maj, presidenti amerikan tha se e kishte lënë pezull vendimin, duke e cilësuar...
Burimi:
javanews.al