A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç
Bashkimi Europian dënon ashpër nderimet dhe funeralin shtetëror të organizuar nga Serbia për kriminelin, Ratko Mlladiç. “Imazhet nga funerali i Ratko Mlladiç dje në Beograd ishin shokuese”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa. Ata më pas shtojnë se “Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”. “Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në funeral janë thellësisht për të ardhur keq. Ato tregojnë një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët në historinë e kohëve të fundit të Europës dhe bien ndesh me vlerat që mbështesin rrugën e Serbisë drejt Bashkimit...
Burimi:
javanews.al