Klos/ Automjeti bie në një përrua, asnjë gjurmë nga personat që ishin në makinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 01:00 të natës në Klos. Mësohet se një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi dhe ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në makinë në momentin e aksidentit. Siç raportohet deri më tani, në mjet dyshohet se kanë qenë 2 deri në 3 persona. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime
Burimi:
ntv.al