DW/ Ndërhyrjet e SHBA në Amerikën Latine
Sulmi ndaj Venezuelës është pjesë e një historie të gjatë ndërhyrjesh ushtarake dhe ndikimi politik nga Shtetet e Bashkuara në Amerikën Latine. Ja pesë shembuj. Venezuela dhe Maduro Në orët e para të 3 janarit 2026, forcat amerikane arrestuan Presidentin kontrovers të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruan e tij, Cilia Flores. Të dy u transferuan në Shtetet e Bashkuara, ku Maduro akuzohet për narkoterrorizëm. Operacioni amerikan, i cili është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, është i fundit në një linjë të gjatë ndërhyrjesh amerikane në Amerikën Latine. Uashingtoni zakonisht i justifikon ato me arsye sigurie rajonale. Shumë nga këto ndërhyrje mbështeten në Doktrinën Monroe - një parim i politikës së jashtme që daton që nga shekulli i 19-të, por që ka ndikuar fuqishëm në politikën e jashtme të...
Burimi:
syri.net