92 mijë turistë vizituan Apoloninë, zgjerohet harta e turistëve të huaj

92 mijë turistë vizituan Apoloninë, zgjerohet harta e turistëve të huaj

7 September, 2026 - 17:46 Apolonia është destinacion i çdo stine, por vera shënon fluksin më te lartë të turistëve. 92 mijë turistë kanë vizituar nga janari deri në gusht, Parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Harta e turisteve është zgjeruar nga çdo skaj i botës por kryesojnë europianët. “Po ta krahasojmë me vitin e kaluar kemi një rritje prej 5%. Ka turistë nga e gjithë bota, përveç Koresë së Veriut. Më të shumtët janë europianë”, tha për Report Tv, përgjegjësi i Muzeut, Admir Xhelaj. Brenda Manastirit gjendet muzeu arkeologjik, ku ka objekte të shumta të zbuluara gjatë ekspeditave arkeologjike. Gjate kësaj periudhe edhe ekspeditat kanë qenë aktive me zbulime të reja. Prej një viti...