9 gola deri më tani në debutimin e tij në Serie A, skuadra e Juventus synon të sigurojë sulmuesin portugez
13 Nëntor 2026 12:30 Telesport Një tjetër ditë, një tjetër objektiv për Juventus, që vazhdon të kërkojë sulmues dhe një emër i ri ka dalë në pah për vijën e sulmit: Gustavo Varela. Sulmuesi 21-vjeçar i Monza ka shënuar tashmë nëntë gola në dhjetë paraqitje në Serie A. Impakti i tij i menjëhershëm në kampionatin italian ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Serie A, përfshirë Inter dhe Napoli. Madje ky i fundit po mendon seriozisht për një lëvizje që në janar. Konkurrenca pritet të ashpërsohet, por drejtori sportiv i Juventus, Massara, mbështetet te marrëdhëniet e forta me agjencinë që përfaqëson Varela. E njëjta agjenci që menaxhon edhe Licina, një talent bardhezi që aktualisht luan si i huazuar te Cremonese. Gjithsesi, është e...
Burimi:
telesport.al