9 faqet sekrete në makinën e Agasit, çfarë i tha Vlora Hyseni SPAK-ut?
Drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është marrë në pyetje nga SPAK më 18 shtator, në kuadër të hetimeve që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi, raportojnë burime të Report Tv. Sipas këtyre burimeve, në makinën e Agasit, në ambientet e “Equos Resort”, janë gjetur 9 faqe dokumenti në format Word, të cilat përmbanin të dhëna sekrete të SHISH-it. Zbulimi i këtyre materialeve është bërë një prej elementëve që ka çuar hetuesit drejt komunikimeve mes Hysenit dhe biznesmenit. Gjatë marrjes në pyetje, Hyseni ka pranuar se kishte komunikuar me Agasin. Sipas burimeve të raportuara, ajo e ka justifikuar këtë komunikim me pretendimin se biznesmeni ishte bashkëpunëtor i SHISH-it. Por ky pretendim është kundërshtuar nga SPAK. Sipas organit të akuzës, asnjë prej instancave brenda apo jashtë...
Burimi:
ntv.al