84-vjetori i Konferencës së Pezës, DPA eskpozon dokumente arkivore nga ngjarja historike

84-vjetori i Konferencës së Pezës, DPA eskpozon dokumente arkivore nga ngjarja historike

16 September, 2026 - 17:35 Me rastin e 84-vjetorit të mbajtjes së Konferencës së Pezës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, organizoi një ekspozitë fotografike në fshatin Pezë. Ekspozita, e vendosur në mjedis të hapur, solli për publikun fotografi dhe dëshmi arkivore nga Konferenca e Pezës, e mbajtur më 16 shtator 1942. Nëpërmjet materialeve të ekspozuara u paraqitën pjesëmarrës të mbledhjes, përfaqësues të rrymave të ndryshme politike, qytetarë të zakonshëm, si dhe banorë të Pezës. Aktiviteti tërhoqi nxënës të shkollave të kryeqytetit, por edhe të qytetarëve e dashamirësve të historisë, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me dokumente dhe fotografi që dëshmojnë një prej ngjarjeve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë gjatë...