84 kg kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila, zbardhet skema! Kush është një nga shqiptarët…

84 kg kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila, zbardhet skema! Kush është një nga shqiptarët…

Policia greke prej 48 orësh i mban sekret emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e së keqes”, të zhvilluar së bashku me DEA Amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Kolumbia. Në operacionin ku u sekuestruan 84 kg kokainë, u arrestuan 7 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Mes tyre spikat një person, i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje në Shqipëri, si dhe një shqiptar tjetër, i konsideruar lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi. Bashkë më shqiptari e kërkuar për vrasje, u arrestua edhe djali i tij. Mediat greke bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri. Importuesi i dërgesave me trëndafila,...