No Image Available

81 vite burg për ish krerët e UÇK-së/ Veteranët: Turp për drejtësinë ndërkombëtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, duke kundërshtuar vendimin. Në reagimin e tyre, veteranët shprehen se e hedhin poshtë dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata e cilësojnë aktgjykimin si një goditje ndaj luftës së UÇK-së dhe deklarojnë se vendimi nuk mund të ndryshojë atë që ata e konsiderojnë si historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Sipas organizatës, UÇK-ja ishte pjesë e rezistencës së organizuar të shqiptarëve të Kosovës dhe sakrifica e pjesëtarëve të saj kontribuoi, sipas tyre, në krijimin e shtetësisë së Kosovës. Veteranët deklarojnë gjithashtu se që në fillim e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe e kanë konsideruar atë një...