81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, reagon BE: Përmbahuni, Gjykata të lejohet të vijojë punën

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, reagon BE: Përmbahuni, Gjykata të lejohet të vijojë punën

ish-krerët e UÇK-së BRUKSEL-Bashkimi Europian ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg. BE u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë e rajon që të tregojnë përmbajtje, ndërsa rikujton se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë vendimin përpara gjyqtarëve të pavarur të Apelit, në një Kolegj të veçantë. Në reagim Brukseli theksoi se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të jenë në gjendje ta kryejnë mandatin e tyre pa ndërhyrje, duke nënvizuar se drejtësia duhet të ndjekë rrugën e saj, veçanërisht në interes të viktimave. Reagimi i BE: Dhomat e Specializuara të Kosovës ushtrojnë drejtësi përmes zhvillimit të procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të...