79 vota PRO, Klodiana Spahiu merr frenat e Ministrisë së Shëndetësisë

79 vota PRO, Klodiana Spahiu merr frenat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me 79 vota pro, Kuvendi këtë të martë ka miratuar dekretin e Presidentit Begaj për shkarkimin nga detyra të Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e re të Shëndetësisë. Votimi u zhvillua në seancën e sotme parlamentare, ndërsa gjatë nisjes së votimit deputetët e Partisë Demokratike braktisën sallën. Spahiu merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Evis Salës. Me votimin e dekretit në Kuvend, Spahiu nis zyrtarisht detyrën e re në krye të ministrisë, ndërsa pritet që në vijim të marrë drejtimin e institucionit dhe të vijojë zbatimin e objektivave të përcaktuara për sektorin e shëndetësisë. Sesioni i ri parlamentar nisi me një objektiv të qartë politik të mazhorancës, Shqipëria drejt anëtarësimit në BE-së brenda vitit 2030, ndërsa në planin...