751 ditë pa prerë flokët, tifozi i Manchester United i dëshpëruar: E dashura ime do të më lërë!
Disa tifozë presin një trofe, të tjerë kualifikimin në Champions League, ndërsa disa të tjerë presin vetëm që Manchester United të fitojë pesë ndeshje radhazi. Frank Ilett, një tifoz i “djajve të kuq” dhe influencues, zgjodhi një mënyrë mjaft të veçantë për ta shënuar këtë pritje: ai pushoi së preri flokët. Problemi? Ajo ditë duket më larg se kurrë. Pas një humbjeje të rëndë 3-0 ndaj Bournemouth në “Old Trafford”, Manchester United ka regjistruar tetë ndeshje radhazi pa fitore. Në ditën e 751-të të sfidës që i ka vendosur vetes, tifozi u shfaq në rrjetet sociale për të treguar rezultatet e sakrificës së tij. Ai ka pranuar se e kishte nënvlerësuar kohëzgjatjen. “Mendoja se do të zgjaste tre ose katër muaj, por ka vazhduar shumë...
Burimi:
telesport.al