7 shtator 1990, Kushtetuta e Kaçanikut: Një akt historik në rrugën drejt Republikës së Kosovës

7 shtator 1990, Kushtetuta e Kaçanikut: Një akt historik në rrugën drejt Republikës së Kosovës

Më 7 shtator 1990, në një kohë të represionit dhe përndjekjes politike, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, duke i dhënë formë kushtetuese vullnetit politik të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë. Në një periudhë kur Serbia po e rrënonte autonominë e Kosovës, po i shuante institucionet e saj dhe po ushtronte presion e dhunë ndaj qytetarëve, Kushtetuta e Kaçanikut përfaqësoi një përgjigje politike dhe juridike ndaj përpjekjeve për ta nënshtruar vullnetin e popullit të Kosovës. Duke përkujtuar këtë datë, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se rëndësia e Kushtetutës së Kaçanikut shkon përtej tekstit juridik të miratuar atë ditë. Sipas saj, ky akt dëshmoi se edhe në kushtet e represionit,...