7 gola të shënuar në “Camp Nou”, Barcelona “spektakël” ndaj Vallecano. “Rikthehet” Lamine Yamal (video)
Barcelona ka marrë fitoren e tretë rresht në La Liga, pasi mundi 5-2 Rayo Vallecano-n në sfidën e luajtur në “Camp Nou”. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Alvaro Garcia, ishte Sergio Camello i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte shumë i shpejtë dhe përmbysën shifrat për dy minuta. Në minutën e 19-të ishte Raphinha që barazoi shifrat 1-1, pas asistit të Xavi Espart. SHIKOGOLIN Dy minuta më pas, ishte Lamine Yamal i cili u zhbllokua pas 9 ndeshjeve rresht pa gol ose asist. Yamal shënoi një gol fantastik me një goditje klasi me të majtën, pas asistit të Marc Bernal. SHIKOGOLIN Pjesa e parë...
Burimi:
telesport.al