7 gola të shënuar në Betis-Barcelona. Katalanasit marrin fitoren e nëntë rresht, vendasit të pakënaqur me arbitrin (video)
Barcelona ka marrë fitoren e nëntë rresht në La Liga, duke fituar 2-5 në transfertën ndaj Betis. Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Lamine Yamal, që në minutën e 10-të. 19-vjeçari tregoi edhe njëherë tjetër gjithë klasin e tij, duek shënuar një tjetër gol spektakolar me një goditje të magjishme me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 27-të, Betis barazon përkohësisht shifrat me Valentin Gomez, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë të Balo Fornals. Në minutën e 41-të, Rodri shënon golin e parë me fanellën e Barcelonës. Mesfushori shënon me kokë, pas krosimit të Fermin Lopez nga goditja e këndit. Reagimi i andaluzianëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 43-të, me golin...
Burimi:
telesport.al