68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë
Tendenca e emigracionit është përshpejtuar sërish vitin e fundit, sipas të dhënave indirekte nga Eurostat, që raporton lejet e qëndrimit të dhëna për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian për shtetasit shqiptarë. Sipas të dhënave të detajuara, në vitin 2025 u dhanë 68,653 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Tendenca është e kundërt me 2024-n, kur lejet ranë me 14%. Vitet kur është shënuar rekordi vijojnë të mbeten 2022-shi dhe 2023-shi, me përkatësisht 79 mijë dhe 77 mijë leje. Sipas Eurostat, ritmet e emigracionit janë përshpejtuar që pas vitit 2015, që përkon me valën e re të kërkesave për azil, që në atë kohë arritën deri në...
Burimi:
gijotina.com