67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin për kryeministër, presidenti e mandaton të dielën

67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin për kryeministër, presidenti e mandaton të dielën

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të mandatojë të dielën një deputet për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, të cilat nuk prodhuan një shumicë të qartë qeverisëse. Në përfundim të konsultimeve me partitë politike, Herzog bëri të ditur se 67 deputetë kanë rekomanduar Gadi Eisenkotin, kreun e partisë Yashar, si kandidat për kryeministër, ndërsa 46 deputetë kanë mbështetur kryeministrin aktual, Benjamin Netanyahu. Megjithatë, mbështetja parlamentare për Eisenkotin nuk përbën ende një marrëveshje të mirëfilltë koalicioni. Disa nga partitë arabe kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur një qeveri nga jashtë koalicionit, ndërsa mbeten të paqarta kushtet e bashkëpunimit mes forcave politike. Nga ana tjetër, Netanyahu, megjithëse partia e tij Likud doli e para në zgjedhje me 27 mandate, nuk ka...